Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, qeveria i akordon 510 mln lekë shërbimeve qeveritare për shpenzimet e organizimit

by Nexhat

Qeveria akordon një fond prej 510 mln lekësh për shpenzimet e samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, e para herë jashtë vendeve të BE-së.

Sipas vendimit të botuar në fletoren zyrtare, ky fond i kalon në buxhetin e miratuar për vitin 2023 Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit.

banner

Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit

VENDIM Nr. 569, datë 6.10.2023
PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT NË TIRANË TË SAMITIT TË PROCESIT TË BERLINIT, DATË 16 TETOR 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, mepropozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:
1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023.

2. Efekti financiar, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy