Laureatja pakistaneze e çmimit Nobel, Malala Yousafzai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit, ndërsa ky i fundit vazhdon të godasë Gazën.

“Unë i bashkohem thirrjes për një armëpushim të menjëhershëm. Ndërsa kam përpunuar lajmet tragjike të ditëve të kaluara, mendoj për fëmijët palestinezë dhe izraelitë të kapur në mes”, tha Malala në një postim në X.
Duke rrëfyer ditët e saj të fëmijërisë, aktivistja e arsimit tha se ishte vetëm 11 vjeç kur ishte dëshmitare e dhunës dhe terrorizmit.
“Ne u zgjuam nga tingujt e predhave të mortajave, pamë shkollat dhe xhamitë tona të shkatërruara nga bombat. Paqja u bë diçka për të cilën vetëm mund të ëndërronim”, tha ajo.
“Lufta nuk i kursen kurrë fëmijët – jo ata të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në Izrael, as ata që fshihen nga sulmet ajrore apo pa ushqim dhe ujë në Gaza”, tha aktivistja.
“Sot jam në pikëllim për të gjithë fëmijët dhe njerëzit që dëshirojnë paqen dhe drejtësinë në Tokën e Shenjtë”, shtoi ajo.

