Mbreti Charles III është kurorëzuar sot gjatë një ceremonie madhështore dhe thellësisht fetare në Westminster Abbey në Londër, raporton CNN.
Pas ceremonisë dy-orëshe, Charles dhe gruaja e tij, Mbretëresha Camilla – e cila gjithashtu u kurorëzua – u kthyen në Pallatin Buckingham. Ata më vonë u shfaqën në ballkonin e pallatit krahas anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.
Kurorëzimi – një bashkim simbolik i monarkisë, kishës dhe shtetit – u ndoq nga personalitete nga e gjithë bota dhe mijëra njerëz u mblodhën në Londër për të marrë pjesë në të gjitha spektaklet. Ishte kurorëzimi i parë i Britanisë në 70 vjet.
Në këtë ceremoni mbretërore ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e përcjellur nga bashkëshorti.
Policia arrestoi një numër protestuesish kundër monarkisë pranë rrugës së procesionit.