Gjendet nëndetësja Titan dhe bashkë me të mbetjet e dyshuara njerëzore

by Merita

Nëndetësja Titan e OceanGate, e cila u mbyt qershorin e kaluar pas një shpërthimi katastrofik, ku vdiqën pesë persona që ishin nisur në një ekspeditë turistike në Titanikun e fundosur, është nxjerrë nga thellësitë e Oqeanit Atlantik.

Së bashku me nëndetësen, Roja Bregdetare e SHBA mund të ketë gjetur edhe mbetje të dyshuara njerëzore.

banner

Lajmi u bë i ditur nga shërbimi për shtyp i departamentit, i cili tha në një deklaratë: “Inxhinierët e sigurisë nga Bordi i Hetimit të Aksidenteve Detare të Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara kanë identifikuar dhe hequr rrenojat e mbetura të Titanit dhe provat nga fundi i Oqeanit Atlantik Verior“.

Rojet bregdetare deklaruan gjithashtu se fragmente janë dërguar në port për katalogim dhe analiza përkatëse.

Mbetjet e mundshme njerëzore u gjetën me kujdes nga rrënojat e Titanit dhe u dërguan te mjekët për analiza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy