Inaugurohet Parku Teknologjik – investim 1.2 milion eurosh

by Merita

U inaugurua sot Parku Teknologjik “Tech Park Prishtina”, i cili synon të ndikojë te kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit.

Kryeministri Albin Kurti, ka premtuar më shumë mbështetje të këtij sektori. Ai ka thënë se me ndërtimin e këtij Parku, tregon përkushtimin e tyre si qeveri.

“Parku Teknologjik ‘Tech Park Prishtina’ është një rezultat i punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe po investohen 1.2 milion euro dhe ka mundësuar investimin me mbi 4 mijë metra hapësirë. Investimi në këtë park tregon përkushtimin tonë si qeveri. Ky investim nuk ka të bëjë vetëm për këtë hapësirë, por për rininë tonë dhe të ardhmen tonë. Në këtë rrugëtim është me rëndësi që sektori privat e publik ta kuptojnë rëndësinë që ofron ky park”, ka deklaruar Kurti.

“Përveç këtij parku, Kurti ka thënë se po investohet së bashku me qeverinë gjermane edhe në trajnime të inovacionit në Prizren. “Përmes MINT-it po investohen tetë milionë euro, ndërsa Qeveria gjermane po investon pesë milionë euro”, ka theksuar Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ndërtimin e këtij Parku ka qenë kërkesë e vazhdueshme e kompanive të TIK-ut.

“Vizioni ynë është në zhvillimin e këtij sektori. Keni prioritizuar me parkun në Bërnicë dhe kemi përfunduar ndërtimin e objekti ofron zyra e salla takime dhe hapësirë për punë ekipore. Është veçanërisht e dobishme që me ndërtimin e këtij po vjen në kohën kur kompanitë e TIK-ut nuk kanë kufizime”, ka thënë ajo.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se STIK-u do të vazhdoj ta ketë në pronësi edhe për pesë vite këtë park.

Në Parkun Teknologjik “Tech Park Prishtin, janë investuar 1.2 milion euro. Kjo hapësirë me mbi katër mijë metra katrorë, është investim i Ministrisë së Ekonomisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy