Hezbollahu është “plotësisht i gatshëm” të ndërhyjë kundër Izraelit në kohën e duhur, tha numri dy i grupit pro-iranian para mbështetësve që demonstronin në favor të palestinezëve.
“Hezbollahu ndjek lëvizjet e armikut. Ne jemi plotësisht të përgatitur dhe do të ndërhyjmë kur të vijë koha,” paralajmëroi Sheikh Naim Qassem. Disa mijëra mbështetës të Hezbollahut u mblodhën në solidaritet me palestinezët e Gazës përpara xhamisë Mojtaba, në periferi jugore të Bejruti.
Këtë e ka raportuar gazeta libaneze L’Orient-Le Jour, duke saktësuar se mes tyre pati shumë gra që valëviten flamuj palestinezë, të Hezbollahut dhe disa libanez.
Ata thirrnin parula idhujtarie ndaj sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ndërsa nga altoparlantët dëgjohen këngë anti Izrael.
Hezbollahu tha se do të jetë në “vëzhgim” për mjetet ushtarake të dërguara në Detin Mesdhe pranë Izraelit, që synojnë të pengojnë grupin terrorist libanez të sulmojë Izraelin ndërsa lufton Hamasin në Gaza.
“Luftëanijet tuaja nuk na interesojnë, as deklaratat tuaja nuk na frikësojnë,” thoa zëvendës shefi i organizatës, Naim Qassim në një tubim në një periferinë jugore të Bejrutit.
Mijëra mbështetës të Hezbollahut që tundin libanezë, palestinezë dhe Hezbollahut, brohoritën parulla në mbështetje të Gazës dhe “Vdekje Izraelit”. / Gazeta Tema