27
Tanket izraelite janë vendosur në kufi me Libanin, ndërsa ushtria mbetet në gatishmëri të lartë pas sulmeve të shumta.
Grupi libanez Hezbollah më herët deklaroi se kishte goditur pozicionet izraelite përgjatë kufirit, ndërsa ushtria izraelite kishte goditur po ashtu Libanin.
Ka pasur sulme sporadike përgjatë kufirit Liban-Izrael që kur Hamasi nisi sulmin e tij të befasishëm në Izraelin jugor fundjavën e kaluar.
Hezbollahu i mbështetur nga Irani tregoi shpejt mbështetjen e tij për Hamasin.