Durmishi përgjigjet lidhur me postimin e Avdullah Hotit: Është e vërtetë ajo që shihet në atë video

by engel

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hotit, që pak orë më parë publikoi një video të rrugës Pejë-Rugovë, ku dukej në gjendje jo të mirë.

Durmishi ka thënë se kanë nënshkruar kontratë për sanimin e kësaj rruge. Tutje, ai ka thënë se kanë filluar procedura hetimore ndaj punimeve që janë bërë në këtë rrugë.

banner

“Menjëherë sapo e kemi pranu këtë raport të komisionit ne kemi fillu procedurë disciplinore ndaj menagjerit të kësaj kontrate dhe lënden e kemi dërguar në prokurori sepse jemi të bindur që në këtë rast ka elemente të veprës penale”, ka thënë ndër të tjera Drumishi.

Reagimi i plotë i Hysen Durmishit:

Avdullah Hoti e paska postuar një video të gjendjes në rrugën Pejë – Rugovë. E vërtetë është ajo që shihet në atë video. Ne kemi nënshkruar një kontratë për sanimin e asaj rruge me qëllimin që ta rregullojmë rrugën shumë të dëmtuar.

Kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët se nuk po punohet si duhet dhe ne kemi formuar një komision profesional që ta konstatoj gjendjen. Të gjeturat e këtij komisioni janë se jo vetëm cilësia e punimeve që është jashtë çdo standardi por se janë bërë pagesa edhe për pozicione që nuk janë punuar fare.

Menjëherë sapo e kemi pranu këtë raport të komisionit ne kemi fillu procedurë disciplinore ndaj menagjerit të kësaj kontrate dhe lënden e kemi dërguar në prokurori sepse jemi të bindur që në këtë rast ka elemente të veprës penale.

Kemi informata që prokuroria ka filluar menjëherë që të marrë veprime dhe ne po presim rezultatet e hetimit të tyre.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy