Interesimi për ndeshjen ndaj Bullgarisë nuk duket shumë i madh!

by engel

Rezervohet rreth 1/3 e ‘Air Albania’, kombëtarja duhet mbështetur edhe në miqësore!

Katër fitore, një barazim dhe një humbje është bilanci i kombëtares shqiptare në kualifikueset e Euro2024. Formë që i afron me vetëm një pikë kuqezinjtë me turneun Gjerman të Euro2024.

banner

Bullgaria është rivali i radhës për ansamblin e ndërtuar nga Silvinjo, një miqësore që deri më tani nuk ka fituar simpatinë e tifozëve. Ndryshe nga ndeshja me Republiken Çeke ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm, për duelin ndaj ballkanasve ka interes të ulet. Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, natyrisht me trendin që pritet të vij në rritje.

Stadiumi ‘Air Albania’ ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh dhe praktikisht vetëm 1/3 e tij është prenotuar tashmë. Interesi tregon edhe rëndësinë e kësaj miqësoreje, pasi Bullgaria nuk është një kundërshtarë me emra të mëdhenj në përbërje.

Kjo sfidë do të jetë edhe ajo e provës për trajnerin Silvinjo dhe stafin e tij. Për herë të parë si kuqezi, tekniku brazilian do të ketë mundësi për të eksperimentuar me lojtarët që ka në dispozicion.

Hapësira pritet të ketë për ata që nuk u aktivizuan në duelin e së Enjtes, për të parë më nga afër cilësitë që zotërojnë. Dyshja e La Ligës spanjolle, Myrto Uzuni dhe Ivan Balliu pritet ta nisin nga minuta e parë, teksa titullarë besohet se do jetë edhe Ernest Muçi.

Sulmuesi i dalë nga akademia e Tiranës bëri mirë në pak minuta që luajti ndaj Republikës Çeke, por tashmë ndaj Bullgarisë pritet të jap akoma dhe më shumë nga talenti që zotëron.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy