Rama: Von der Leyen në Tiranë me plan të ri për Ballkanin! Presidentja: Do dyfishojmë ekonominë për 10 vite

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama tha po ashtu se me presidenten e KE kishin biseduar edhe për situatën në rajon, ndërsa zbuloi se Von der Leyen do të paraqesë nesër në samit edhe një program të ri që do të ndihmojë në ecjen më shpejt të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian.

“Presidentja na informoi për vijimin e procesit screening, që është një lloj diagnoze e të gjithë situatës së vendit që kanë marrë miratimin për të negociuar anëtarësimin. Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces dhe ju siguroj që nuk është personi që thotë vetëm fjala të mira gjë çka e bën edhe më të rëndësishmë fjalën e mirë. Patjetër që kemi folur edhe për situatën në rajon, dhe sigurisht për atë që është risia prej vitesh që nuk ka ardhur në Tiranë thjesht për të përsëritur gjërat e njohura, por edhe për të paraqitur një plan të ri që do ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor që të ecin më shpejt drejt BE. Duhet ta mbyll me faktin që si gjithmonë që nga dita e parë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria ka një rol modest, por ne, brenda përmasës sonë dhe në rolin tonë, kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi plotësisht të linjëzuar me Bashkimin Europian, lidhur me këtë. Është një front për të mbajtur parimet të panegociueshme të kësaj familje të madhe vendesh që besojnë tek demokracia, liria, të drejtat.”

Presidentja e Komisionit të Europës, foli dhe për planin për rimëkëmbjen e BE duke theksuar se kanë interes që Shqipëria por dhe vendet fqinj të jenë pjesë e saj. Më tej ajo nënvizoi se plani i BE për Shqipërinë është të dyfishojë ekonominë e vendit brenda 10 vitesh.

“Shqipëria po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e BE. Zgjerimi është në krye të të gjithë përparësive tona dhe aty duhet të jetë. Kjo për arsye se ne duam që ju të bëheni pjesë e jona që ta plotësojmë  BE. Kjo është në interesin tonë sepse në këtë formë BE do ti jepet forca kapaciteti për të vepruar dhe do ta bëjë Evropën më të fuqishme në një botë që po ndryshon kaq shumë. Ndërkohë që  ne vijojmë për të ecur në këtë rrugëtim drejt anëtarësimit po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët, dhe këtë duhet ta fillojmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të bëhet gati për anëtarësim dhe të krijojmë mundësi të reja mes nesh, në mënyrë që ekonomitë tona të bëhen gjithnjë e më të afërta.

E kemi filluar këtë me planin e investimeve me 30 mld euro. Janë mobilizuar 1.4 mld euro me projekte shumë të rëndësishme si hidrocentrali Fierzës, por edhe me hekurudhën me Malin e Zi. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për rritjen e BE-së. Po ecim drejt një faze të re veprimesh, pasi ky plan ka mundësinë të dyfishojë ekonominë tuaj brenda këtij 10 vjeçari. Duhen reforma dhe reformat të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Mesazhi ynë i tretë është që investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë si punët tuaja. Unë mendoj se kjo po vjen në momentin e duhur që Shqipëria dhe BE-ja të jenë më pranë njëra tjetrës. Ju jeni në përputhje të plotë me përgjigjen e BE-së sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Edi ju falënderoj juve dhe qëndrimin tuaj të qartë për sulmin terrorist të Hamasit. Kënaqësi që jam në Shqipëri.’- tha Von der Leyen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy