Vuçiq bën lojë me serbët e Kosovës nga Kina: Nuk jam pronar i jetëve të tyre e as i së ardhmes së tyre

by Nexhat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nga Kina ka folur për serbët e Kosovës duke thënë se e mbështet çdo vendim të tyre. Ai aty është pyetur edhe rreth shkrimeve të mediave serbe se është duke i maltretuar serbët e Kosovës me qasjen e tij.

 “Unë do të mbështes çdo vendim të serbëve të Kosovës, duhet të jeni me popullin tuaj kur është e vështirë, nuk po e detyroj askënd, por mendoj se rrethanat kanë ndryshuar dhe duhet të mendojnë për zgjedhjet”, ka thënë kreu i shtetit serb Aleksandar Vuçiq.

banner

“Nuk po i shtyj serbët në zgjedhje, s’po e detyroj askënd, as që mund ta bëj, nuk jam pronar i jetëve të tyre e as i të ardhmes së tyre” ka thënë ai.

Vuçiq ka vazhduar të shfaqet ‘konstruktiv” duke thënë se është e rëndësishme që “Beogradi dhe Prishtina të bisedojnë dhe të zhvillojnë një dialog” duke e akuzuar kryeministrin Kurti se nuk do dialog.

“Është e rëndësishme të flasim, të dialogojmë, edhe pse e dimë se nuk ka asgjë për të përfituar nga kjo, sepse Kurti nuk ka dashur asnjëherë dialog. Ne duam dialog, duam formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, zbatimin e asaj që kemi rënë dakord, sidomos Marrëveshjen e Brukselit, e cila është nënshkruar gati 11 vjet më parë, kam frikë se nuk kemi bashkëbisedues për këtë, por edhe biseda më e keqe është më mirë se mos bisedë fare”, tha Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy