Qeveria e Serbisë reagon pas dyshimeve se Bërnabiq refuzoi të fotografohet në Tiranë për shkak të flamurit të Kosovës

by Nexhat

Qeveria e Serbisë ka mohuar që kryeministrja e këtij vendi, Ana Bërnabiq, ka refuzuar të dalë në fotografinë e përbashkët në samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të flamurit të Kosovës.

Madje këto pretendime Qeveria e Serbisë i ka cilësuar si lajme të rreme.

banner

Më tutje, në komunikatë thuhet se ”Serbia e dëshiron bashkëpunimin e jo izolimin”

”Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiq ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Përkatësisht, Brnabiq ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut”, thuhet ndër tjerash në komunikatë

Në këtë samit ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy