Pas Deçanit dhe Rahovecit, KFOR-i italian gëzon nxënësit e Istogut

by Merita

KFORI Italian ka dhuruar dje nje donacion 15 lloptop 3 fotokopje 3 tabela smart dhe 3 projektorë për tri shkolla.

Bëhet fjalë per shkollat: “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqip” në Uçë, “Martin Camaj” në Serbobran dhe “Bajram Curri” në Dubravë.

banner

Komandanti i Komandës Regjionale –Perëndim të KFOR-it (RC-W) Kolonel Gabriel Vacca, ka bërë dorëzimin e donacionit prej 15 lloptop-ësh, 3 fotokopjesh, 3 tabela smart dhe 3 projektorë për tri shkollat e lartpërmendura.

Me këtë rast, në emër të Kryetarit të Komunës Ilir Ferati, të pranishmit i përshëndeti drejtori i Arsimit, Naim Behlulaj, i cili falënderoi Kolonelin Vacca për donacionin e dhuruar dhe theksoi se KFORI italian në vazhdimësi ka ndihmuar komunën e Istogut në nevojat e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy