Pentagoni: Kina synon të dyfishojë arsenalin bërthamor

by Merita

Një raport vjetor i publikuar nga Pentagoni pohon se Kina ka rritur ndjeshëm arsenalin e saj bërthamor vetëm gjatë vitit të fundit.

Sipas këtij raporti, Pekini zyrtar tashmë ka 500 koka me mbushje bërthamore në arsenalin e tij, të cilin ka synim ta dyfishojë deri në vitin 2030.

Por ndonëse rritja e këtij arsenali armësh të shkatërrimit në masë i tejkaloi parashikimet, stoku i Kinës është tepër i vogël krahasuar me Rusinë dhe SHBA.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm, aktualisht, Rusia ka një arsenal bërthamor prej rreth 5,889 kokash, ndërsa SHBA-ja mund të arrijë deri në 5,244.

Që kur erdhi në pushtet në vitin 2012, presidenti Xi Jinping ka deklaruar se Kina do të krijojë një ushtri të klasit botëror, duke modernizuar forcat e armatosura të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023