Zendaya, aktorja më seksi në botë

by informim

Zendaya, 26 vjeç, është cilësuar si “aktorja më seksi në botë” nga revista prestigjioze “Glam’Mag”, në numrin e saj të majit 2023 të publikuar këtë javë.

Revista ka publikuar listën e saj vjetore të 100 grave që e bënë historinë më të nxehtë dhe nderimet i shkojnë pikërisht asaj që kohët e fundit vlerësohet edhe si njëra nga aktoret më te paguara në botë: Zendaya.

Për të dytin vit radhazi, aktorja e njohur më së shumti për rolet e saj në filmin Spider-Man: Homecoming ose serialin televiziv Shake It Up, mundi femra të tjera po aq të bukura në garë për vendin e parë!

Aktorja, këngëtarja dhe balerina amerikane vazhdon të jetë gjithnjë e përfolur nga mediat si per pagesën prej një milion dollarësh për një episod të serialit Euphoria por edhe për historinë e dashurisë me aktorin Tom Holland.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy