Osmani në New York, nesër flet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së aty ndodhet edhe Bërnabiq

by engel

Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në Nju Jork, ku nesër mbrëma do ta përfaqësojë e Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes ka folur me Gazetën Express dhe ka thënë se Presidentja Osmani do ta mbajë një fjalim atje.

banner

“Nesër Presidentja ndodhet në NY ku do të mbajë fjalim në KS OKB, prej orës 21:00, sipas kohës sonë lokale”, ka thwnw ai.

Osmani në këtë raportim periodik për zhvillimet në Kosovë, pritet të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, me fokus sulmin e 24 shtatorit në veri.

Presidenca tha se Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon e për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë.

Para mbledhjes së KS të OKB-së, Osm,ani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet raporti e ri gjashtëmujor për situatën në Kosovë që përfshin periudhën nga 19 marsi deri më 18 shtator 2023.

Në këtë mbledhje Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy