Pas 6 orësh e 30 minutash ëhstë dhënë masa e sigurisë nga ana e Gjykatës së Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit, për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali berisha, Jamarbaër Malltezi dhe ortakut të tij Fatmir bektashi.
GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Malltezin, dhe detyrim paraqitjeje për Bektashin, të cilit i ëhstë hequr edhe pasaporta.
Seanca gjyqësore nisi në orën 13:30, por u shty dy herë,pasi avokatët e Malltezit këkuan të njiheshin me dosjen për shkak se ishte voluminoze.
Vendimi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datëlindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, në adresën: “Rr. Mustafa Matohiti, Pall.7, Ap.8”, me profesion profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me arsim të lartë, profesor/doktor, me gjendje civile i martuar, me katër fëmijë, me gjendje gjyqësore i padënuar, me shtetësi shqiptare, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Fatmir Bektashi, i biri i Petrit-it dhe i Fitnete-s, i datëlindjes 24.11.1957, me gjendje civile i martuar, me dy fëmijë, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, në adresën: “Rr. Frosina Plaku, apartamenti nr.40/11”, me arsim të lartë, me profesion inxhinier mekanik, me gjendje gjyqësore i padënuar, me shtetësi gjermane dhe me kombësi shqiptare, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
2.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Fatmir Bektashi, të paraqitet të Hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2.2. Urdhërohet shtetasi nën hetim Fatmir Bektashi të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
[20:12, 23/10/2023] Enkeleda: 2.3. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Fatmir Bektashi.
3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
4-Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, sot më datë 23.10.2023.
Kujtojmë që Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa Fatmir Bektashi për korrupsion aktiv dhe pastrim Parash.
Malltezit ju sekuestruan ditën e sotme 25 pasuri, mes tyre aksione kompanish, vila, apartamente dhe llogari bankare