Dita Evropës mbahet çdo vit më datën 9 maj, datë e cila përkon me Deklaratën e Schumanit, hera parë që u propozua për krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, paraardhësi i Bashkimit Evropian.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot në Prishtinë do të shënojë Ditën e Evropës 2023 me disa aktivitete.
Në orën 11:30, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Szunyog do të zbulojë Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë, përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rruga Kosova 1, si dhe do të japë një deklaratë për Ditën e Evropës për media.
Në vazhdim, në orën 12:00, ambasadori Szunyog do të marrë pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë” në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe në orën 18:00 do ta hapë ekspozitën “Vala tjetër”, gjithashtu në Shtëpinë e Evropës.
Në orën 20:00, Szunyog do ta hapë Koncertin e Chopin Piano Fest të Ditës së Evropës në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Po ashtu do të jenë edhe tre aktivitetete të tjera të ditës:
Masterklasa “Aftësitë e artit në rrugë” në orën 12:00, Ekspozita “Vala tjetër” e cila hapet në orën 18:00, të dyja në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë; dhe
Chopin Piano Fest i cili hapet në orën 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Dita Evropës është një mundësi për qytetarët që të mësojnë më shumë mbi atë çka bën BE dhe për të debatuar çështjet që i japin formë së ardhmes.