Policia flet për aksidentin ku vdiq një ushtar i KFOR-it

by engel

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në komunën e Pejës, ku është përfshirë një veturë ushtarake e KFOR-it, dhe si pasojë ka mbetur i vdekur njëri nga ushtarët.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se në automjet janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë janë lënduar tre persona, një burrë dhe një grua me shtetësi të huaja, si dhe një burrë me shtetësi të Kosovës.

banner

Të lënduarit janë dërguar në spital për tretman mjekësor, dhe më pas është konfirmuar se njëri prej tyre, shtetas i huaj, ka ndërruar jetë.

I dyshuari për shkaktim të aksidentit ka pranuar tretman mjekësor, dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy