Kurti: Sdo të ketë dialog me Serbinë

by engel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse Serbia nuk dënohet ose nuk i vihen sanksione për sulmin terrorist të Banjskës, nuk do të ketë dialog. Kështu tha sot Kurti në një intervistë për Financial Times.

Ai tha se: “Nëse nuk ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog. Do të përfundojmë në menaxhim të dështuar të krizave dhe do të harrojmë fare për normalizim”.

banner

Kurti po ashtu ka thënë se Perëndimi duhet t’i shuajë shpresat për rikthim të bisedimeve në rrugë të duhur, nëse “nuk shtrëngon” Serbinë.

Në këtë intervistë, Kurti ka akuzuar sulmuesit e Banjskës se kanë tentuar të nisin një luftë të re për të aneksuar veriun e Kosovës. Ai ka përsëritur se pas sulmit të 24 shtatorit çdo gjë ka ndryshuar.

Ndryshe, për herë të parë pas 42 ditësh, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian.

Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës Emmanuel Macronin, kryeministren e Italisë Giorgia Melonin, kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholzin dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së dhe kureshtjen për to e shton një njoftim i bllokut të martën.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy