Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq sot ndodhet në Bruksel për të raportuar para organizatave joqeveritare dhe anëtarëve të shoqërisë civile atje lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ajo shkroi në Instagram se ditën e ka nisur me një konferencë të mbajtur në Qendrën për Politikë Evropiane ku temë ishte anëtarësimi në BE dhe perspektiva e Serbisë.
“Njoftova anëtarë të shumtë të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare në Bruksel për rrugën europiane të Serbisë dhe reformat aktuale. Gjithashtu i informova të gjithë në detaje për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në dy vitet e fundit. Dhuna dhe represioni ndaj serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare në Kosovë janë të papranueshme”, shkroi Bërnabiq.
“Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë për hir të qytetarëve tanë dhe për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës, jo thjesht për hir të plotësimit të normave për pranim në BE. Udhëtimi ndonjëherë është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë destinacioni, ndaj shpresoj që të gjitha reformat që kemi zbatuar do të njihen në mënyrën e duhur”, shtoi ajo.