Dita e Evropës mbahet çdo vit më datën 9 maj, datë e cila përkon me Deklaratën e Schumanit, hera e parë që u propozua për krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, paraardhësi i Bashkimit Evropian.
Kosova, edhe pse ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, është njëra ndër shtetet që 9 Majin e ka festë zyrtare.
Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Hajredin Kuçi, tha për RTK-në se e di që në Kosovë bëhet debat se a duhet apo jo ta festojmë 9 Majin.
“Dita e Evropës është njëra ndër ditët që ta festojmë, qytetarët e Kosovës, duhet të identifikohet me vlerat evropiane, kjo ditë duhet të jetë ditë e aktiviteteve dhe njohurive për vlerat evropiane, ne nuk kemi zgjidhje tjetër si popull”, tha Kuçi.
Sipas tij, festimi i Ditës së Evropës është tregues për vlerat evropiane që ka Kosova. “Populli ynë është i orientuar nga Evropa”, deklaroi ai.