Zëvendësi aktual i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, pritet të bëhet drejtues i këtij institucioni.
Ky vendim do të bëhet publik gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Kështu ka marrë vesh Klan Kosova nga burime brenda ShKK-së.
Sipas këtyre burimeve, në konkursin e hapur nga Ministria e Drejtësisë, Dibrani ka qenë kandidati më i suksesshëm në garë.
Ismail Dibrani që nga prilli i këtij viti ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së.
Para ushtrimit të kësaj detyre, Dibrani kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.