Boris Johnson largohet përfundimisht nga politika, i rikthehet gazetarisë

by Merita

Ish-kryeministri Boris Johnson i është rikthyer gazetarisë, kjo pasi ka nënshkruar për t’u bashkuar me kanalin televiziv “GB News”, raportojnë mediat e huaja. Johnson do të punojë për televizionin si prezantues, programues dhe komentues.

Kanali njoftoi se ish-kryeministri do të luajë “një rol kyç” në mbulimin e tij të zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ndërkohë Johnson, i cili ishte gazetar para se të hynte në politikë tha se do të jepte “pikëpamje të pazbardhura për gjithçka nga Rusia, Kina, lufta në Ukrainë”.

banner

“Jam i emocionuar të them se së shpejti do t’ju bashkohem në GB News. Unë do t’i jap këtij kanali të ri televiziv të mrekullueshëm pikëpamjet e mia të pazbardhura për gjithçka, nga Rusia, Kina, lufta në Ukrainë, si i përballojmë të gjitha ato sfida,”-tha ish-kryeministri britanik në njëpostim në “X”.

Johnson është politikani i fundit konservator që i është bashkuar transmetuesit, pas ish-sekretarit të biznesit Jacob Rees-Mogg, nënkryetarit të partisë Lee Anderson dhe bashkëshortëve deputetë Esther McVey dhe Philip Davies.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy