Stefanoviq i bën thirrje BE-së: mos bëni marrëveshje me “bixhozgjiun e dehur” Vuçiq

by Merita

Politikani serb, Borko Stefanoviq, ka bërë thirrje për Bashkimin Evropian që të mos bëjë marrëveshje me Aleksander Vuçiqin, meqë sipas tij “është gjithmonë e rrezikshme të bësh marrëveshje me diktatorët në largim, të cilat ndajnë interesat si bixhozgjinj të dehur në këmbim të mbetjes në pushtet”, shkruan Danas.

Stefanoviq ka thënë se “s’ka zgjidhje të qëndrueshme për serbët në Veri të Kosovës, derisa për të diskutojnë njerëz si Vuçiqi dhe Kurti”, të cilët sipas tij “s’kanë hequr dorë nga dhuna apo lidhjet me krimin”.

banner

Këto deklarime Stefanoviq i ka bërë në konferencën për migracionin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy