Tetë gola në “Allianz Arena”, Bayern Munchen argëtohet ndaj Darmstadt

by Merita

Bayern ka triumfuar 8-0 në kampionat në shtëpi, ndaj modestëve të Darmstadt. Pjesa e parë ishte mjaft emocionuese, e luftuar, teksa nuk munguan episodet. Kimmich u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 4 minutash lojë, duke lënë kampionët e Gjermanisë me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të takimit.

Në minutën e 21-të, mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula shndërrohet në protagonist negativ dhe merr karton të kuq, pas një ndërhyrje mjaft të ashpër. Në fundin e fraksionit, kroati Matej Maglica lë fushën e lojës (Karton i kuq), me Darmstadt që sheh veten me vetëm 9 futbollistë në lojë përballë bavarezëve.

banner

Në pjesën e dytë, ekipi u Tuchel u argëtua, duke shënuar me Kane, Sane dhe Musiala brenda çerek ore. Në pjesën e mbetur të lojën, këta 3 lojtarë të Bayern shënuan edhe nga një herë. Gjithashtu, edhe Muller vendosi emrin në listën e golashënuesve. Pak minuta para fundit, Kane kompletoi tripletën personale. Me këtë sukses, Bayern kryeson me 23 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy