Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë së dielës në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se lidhur me rastin dy persona janë arrestuar, ndërsa është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Po ashtu, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një armë zjarri”, tha Zahiti.
Tutje theksoi se për ngjarjen janë duke vazhduasr hetimet nga njësitë përkatëse të Policisë.