​IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë, dyshohet se janë shoqëruar me persona me të kaluar kriminale

by Nexhat

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë.

Sipas IPK-së bazuar në një video të publikuar në media, ata dyshohet se janë në shoqërim të personave me të kaluar kriminale, shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza.

Lidhur me rastin është informuar Prokuroria e Shtetit.

Ndërkaq në interes të zhvillimit të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.

Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy