Channing Tatum dhe Zoe Kravitz dolën për herë të parë publikisht si çift në vitin 2021.
Thuhet se u fejuan pas dy vitesh lidhje, por vendosën ta mbajnë sekret.
Burime të njohura me People kanë konfirmuar se aktori i The Vow së fundmi i propozoi Zoes dhe të dy po mbajnë një profil të ulët pasi përfaqësuesit e tyre refuzojnë të komentojnë mbi këtë çështje.
Lajmi vjen pasi aktorja e Batman u pa me një diamant në gishtin e unazës. Nga ana tjetër, aktori 43-vjeçar së fundmi ka shprehur hezitim për t’u martuar sërish pas divorcit të çrregullt me ish-bashkëshorten Jenna Dewan.
Në janar ai i tha Vanity Fair: “Nuk e di nëse do të martohem përsëri”.
Çifti i ndarë ishte takuar në xhirimet e “Step Up” dhe u martuan në vitin 2009, por u ndanë pas 10 vitesh dhe aktualisht janë bashkë prindër vajzën Everly.
Zoe ishte gjithashtu e pasigurt për martesën pas bashkimit të saj të shkurtër 18-mujor me ish-burrin Karl Glusman.
Dyshja u takuan kur Zoe zgjodhi Channing në debutimin e saj regjisorial në Pussy Island (2020). Ata ndezën thashethemet për romancë në gusht 2021 dhe bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në tetor të të njëjtit vit.