Ish-kryeministri Hoti e godet Kurtin pas miratimit të buxhetit, e përmend edhe qeverisjen e VV’së me Prishtinën

by Nexhat

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar buxhetin për vitin 2024, i cili më pas do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Pas këtij vendimi ka reaguar ish-kryeministri i Kosoves dhe tani deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti.

banner

Ai tha se mjetet e parapara në buxhet janë “vetëm shifra abstrakte”.

Sipas ish=kryeministrit Hoti miratimi i buxhetit për 2024 do të duhej të ishte lajmi kryesor i ditës dhe i muajit. Por askujt nuk i bën përshtypje. Nga përvoja e tri viteve të fundit me këtë qeveri, secili e ka të qartë se mjetet e parapara në buxhet janë vetëm shifra abstrakte

Ai ka shkruar se në tri vjet mandat, Qeveria ka menaxhuar 8.63 miliardë euro, derisa ka shtuar se nuk ka asnjë shenjë se ku janë harxhuar ato.

Poashtu z. Hoti ka thënë se e njëjta vlen edhe për qeverisjen në Prishtinë.

“Në tri vite mandat, kjo qeveri ka menaxhuar 8.63 miliardë euro. As shenjë nuk ka se ku janë harxhuar gjithë ato mjete. Njësoj siç nuk ka shenjë në Prishtinë nga 8 vite qeverisje lokale që kanë udhëhequr 2014-2021, ku janë shpenzuar rreth 400 milionë eurove.”/Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy