“Të gjithë do të vdisni”: Qëllohet me armë nga Policia e Parisit

by engel

Policia franceze ka qëlluar me armë dhe ka plagosur rëndë një grua me hixhab në një metro të Parisit, e cila bërtiste frazat “Allahu Akbar” dhe “të gjithë do të vdisni”.

Autoritetet njoftuan më pas se ajo nuk kishte asnjë eksploziv në trupin e saj në momentin kur u qëllua.

banner

Franca është në gjendjen e saj më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes më 13 tetor të një mësuesi shkolle në një sulm të dyshuar islamik, të cilin zyrtarët e kanë lidhur me atë që ata e quajtën “atmosferë xhihadiste” të lidhur me luftën Izrael-Gaza.

Gruaja e mbuluar plotësisht u qëllua në stacionin e Bibliotekës François-Mitterrand. Udhëtarët ishin ata që kishin raportuar “komentet e saj agresive, xhihadiste”, tha më herët zëdhënësi i qeverisë Olivier Veran.

Kur policia mbërriti, “ata e tërhoqën gruan mënjanë dhe fillimisht i kërkuan që të qetësohej, por gjithashtu të tregonte duart për të treguar se nuk paraqiste ndonjë rrezik të veçantë,” shtoi ai.

“Ajo që ndodhi atëherë ishte se oficerët e zbatimit të ligjit nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të hapnin zjarr ndaj kësaj gruaje duke pasur parasysh rrezikun e situatës,” tha Veran.

Ambulanca e cila ofroi kujdes urgjent për gruan tha se ajo u qëllua në bark dhe ishte në rrezik për jetën si pasojë e plagëve të marra.

Identiteti i gruas nuk është konfirmuar ende, por dyshohet se ajo mund të jetë i njëjti person që në vitin 2021 kërcënoi patrullat urbane të operacionit kundër terrorizmit Sentinelle dhe ishte futur në një repart psikiatrik për probleme të shëndetit mendor.

Stacioni i metrosë, në linjën RER C, u evakuua pas incidentit, tha policia. U hapën dy hetime, një për gruan dhe tjetri për përdorimin e armëve nga policia./Euronews Albania

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy