43
Një person është gjetur i pa shenja jete dje në Rahovec.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Fsh. Opretushë, Rahovec 31.10.2023 – 14:30-22:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.