Rusia lëshon raketa në Ukrainë në Ditën e Fitores, ndërsa Kievi feston me Evropën

by informim

Rusia të martën gjuajti raketa në Kiev dhe poashtu parakaloi trupat dhe pajisjet ushtarake nëpër Sheshin e Kuq në një festë për të shënuar fitoren në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa Kievi i shmangu sulmet ajrore dhe priti kreun e Bashkimit Evropian.

Në një fjalim të zjarrtë 10-minutësh para mureve të Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin gjëmonte kundër “elitës globale perëndimore” dhe tha se Rusia u përball përsëri me një kërcënim ekzistencial.

banner

“Sot, qytetërimi është përsëri në një pikë kthese vendimtare. Një luftë e vërtetë është nisur kundër atdheut tonë,” tha lideri rus, i cili vitin e kaluar urdhëroi atë që Perëndimi e quan një pushtim të paprovokuar të Ukrainës, duke shkatërruar qytete dhe duke vrarë mijëra civilë.

Në anen tjetër, Ukraina, duke pritur Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi 23 nga 25 raketat ruse të gjuajtur kryesisht në kryeqytetin Kiev gjatë natës, dhe nuk raportohet për viktima. Ishte nata e dytë me radhë e sulmeve të mëdha ajrore ruse dhe e pesta deri më tani këtë muaj.

Sergei Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha se rusët po përpiqeshin të vrisnin civilë. “Ashtu si edhe në front, planet e agresorit dështuan edhe në sulmet ajërore.”

Moska mohon të ketë shënjestruar civilët dhe thotë se sulmet e saj ajrore kanë për qëllim reduktimin e aftësisë së Ukrainës për të luftuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy