Njihuni me profilin e Njësisë Speciale Intervenuese – FIT, në Policinë e Kosovës që protestuan sot para Qeverisë

by Nexhat

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës e njohur si FIT është themeluar në vitin 2007, ndërkaq  kryen operacione të sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballen njësitet tjera të policisë.

Ky njësit angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë.

banner

Ky njësit ka marr pjesë në operacione të shumta, që nga themelimi.

Operacioni i fundit i tyre ishte ai në Banjskë të Komunës së Zveçanit, pas sulmit terrorist nga një grup serbësh.

Pjesëtarët e FIT-it ishin thirrur që të merrnin nën kontroll zonën për shkak të përgatitjeve të tyre superiore.

Një tjetër operacion i FIT-it kohëve të fundit është edhe ai i arrestimeve dhe kontrolleve në veri, pas sulmit në Banjskë.

Ai që bëri bujë më të madhe ishte arrestimi i Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune”.

Njësiti FIT kishte marrë pjesë edhe në arrestimin e ish-shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në vitin 2018, kur atij i ishte ndaluar hyrja në Kosovë e që nuk e kishte përfillur.

Njësia Speciale Intervenuese shihet shumë pak në publikë, gjersa edhe në daljet e rralla publike shihen të maskuar.

Ndryshe, protesta e sotme e këtij njësiti para Qeverisë së Kosovës erdhi pasi siç thanë për vite të tëra janë të pakënaqur me kushtet.

Ata kërkuan që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës kishte propozuar shtesat për pagesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas propozimit qeveritar shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt janë nga 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 për njësitë operative K9 dhe Njësia për eksplozivët dhe deminim.

Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.

Ekipet reaguese dhe patrullat që njeherit përbejnë numrin me të madh të Policisë do të marrin ka 60 euro shtesë kurse Policëve që angazhohen për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve do të ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy