Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri tha në një intervistë për Euronews Albania se rezistenca e PD do vijojë përmes aksionit politik në parlament dhe protestave.
Ai tha se opozita po kërkon të zbatohet një e drejtë legjitime të opozitës që ka të sanksionuar në Kushtetutë që është e drejta për të ngritur komisione hetimore.
“Kjo është një betejë që do të zgjidhet, nuk po kërkojmë ndihmën e qytetarëve, se nuk jemi në hall ne, në hall janë qytetarët, ne po kërkojmë të përfaqësojmë zgjedhësit tanë. Do vijë dita të mbushen edhe sheshet. Rezistencën do ta vazhdojmë në kuvend dhe në çdo shesh të Shqipërisë, është e qartë tani”, tha Strazimiri.