Malcolm flet për ndalimin e gjuhës shqipe gjatë pushtimit Osman: Këtë s’mund ta shpjegoj as unë

by Nexhat

Noel Malcolm, historiani i njohur britanik është duke dhënë një intervistë në Pressingtë T7.

Ai ka folur edhe për ndalimin e gjuhës shqipe nga Perandoria Osmane.

banner

Ai ka thënë se ishte një lloj paragjykimi kulturor kundër shqiptarëve që e përdornin gjuhën e tyre dhe ky është një lloj faktori misterioz, për të cilën thotë se “nuk e kupton as vet”.

”Ky është fakt i çuditshëm dhe unë kurrë nuk kam parë një analizë të hollësishme për të. Ndoshta është pjesërisht për shkak se kishat ishin relativisht të dobëta. Kisha Katolike kishte disa shkolla, por, natyrisht, donte të jepte mësim në gjuhën italiane, sepse priftërinjtë vinin nga Italia. Në jug, shkollat ortodokse donin të jepnin mësim në gjuhën greke. Shtresa e arsimuar e myslimanëve shqiptarë e kishte kulturën e vet, që e kishte marrë në turqishte osmane, ndërsa elita lexonte arabisht”.

Mendoj se nuk ekzistonte një rrjet mjaftueshëm i dendur i shoqërisë urbane, qartazi jo në Shqipëri, për ta mbështetur llojin e shtresës së mesme të arsimuar, që po zhvillohej në vende si Serbia, Bullgaria e Greqia. Arsimi në vete nuk ishte çështje serioze e shtetit osman. Shteti osman nuk ishte përgjegjës për themelimin e shkollave, për zbatimin e arsimit, varej nga faktorë të tjerë. Megjithatë, mendoj se ishte një lloj paragjykimi kulturor kundër shqiptarëve që e përdornin gjuhën e tyre dhe ky është një lloj faktori misterioz, të cilin nuk mund ta shpjegoj”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy