Tahiri: Vuçiq i ndan informatat me Kinën e Rusinë, Kurti as me ne as me Shqipërinë amë

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Kurti që s’po e ndan draftin për Asociacionin të propozuar nga emisarët perëndimorë, për të cilin Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë.

“Me dashje apo pa të., Albin Kurti po i bën favor Aleksandar Vuçiqit, duke mos shpalosur informacione dhe duke i mbajtur në raportin konfidencial informatat”.

Ai tha se një kryeministër kurrë s’do të pranonte që informatat relevante të mbahen në konfidencë, larg qytetarëve, pa besimin e tyre.

“Këtë qasje nuk do të duhej ta kishte një kryeministër teknik, e lëre më ky që e ka gjysmën, duke mos pasur fuqi, e synim strategjik. mI kanë dhënë shkas miqve tonë, që të shprehin mosbesim ndaj tij si përfaqësues i Kosovës, pastaj edhe si i Qeverisë”.

Tahiri tha se Kosova s’i duhet të mësojë nga informacionet e Serbisë, e cila ka agjendë të dëmtimit të interesave shtetformuese të Kosovës.

“Konfidencialiteti mund të jetë taktizim i Vuçiqit, por për Kurtin mungesa e transparencës është arrogancë dhe vazhdimësi e mashtrimit nga dita e parë. Derisa Vuçiq i ndan dhe i trajton informatat me Kinën e Rusinë, Kurti s’i ndan as me ne as me Shqipërinë amë”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy