Bakoyannis: Raporti që do ta hartoj do të shërbejë si bazë për vijimin nëpër procesin e anëtarësimit në KiE

by Nexhat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, me të cilën ka folur për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë në proceset integruese të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Kuvendi, Bakoyannis ka deklaruar se raporti fakt-mbledhës, të cilin do të hartojë pas qëndrimit në Kosovë, do të shërbejë si bazë për vijimin nëpër procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

banner

“Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkoi mbështetje nga raportuesja Bakoyannis.

Znj. Bakoyannis e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shtuar se raporti fakt-mbledhës, të cilin do të hartojë pas qëndrimit në Kosovë, do të shërbejë si bazë për vijimin nëpër procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy