144
Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi, ishte pjesë e një momenti komik në gjysmëfinalen e Kupës së Malajzisë, me mesfushorin 31-vjeçar që u përpoq të vononte lojën.
Gjatë kohës shtesë, kur skuadra e tij Terenganu po fitonte përballë Kuala Lumpur City në kohën shtesë dhe Krasniqi po shoqërohej të dilte jashtë me barelë.
Në atë moment, ai rrëzohet nga barela duke fajësuar mjekët e ekipit, por ky moment nuk u fal nga gjyqtari, që e ndëshkoi menjëherë me karton të verdhë për vonesë loje.
Më vonë Krasniqi u rikthye në lojë duke luajtur dhe minutat e mbetura.
https://streamin.one/v/d3289a93