45
Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Montpellier të Francës.
Ajo triumfoi ndaj portugezes Barbara Timo, me Ippon, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Përndryshe, kjo është medalja e tretë për Kosovën në këtë kampionat, pasi Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë të premten, dhe Nora Gjakova të bronztën.