Hapet panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale “Konaku i Mitrovicës 2023”

by Merita

Në Komunën e Mitrovicës është organizuar panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale, ku janë prezantuar produktet e grave të vyeshme të qytetit.

Ushqime tradicionale, veshje tradicionale dhe prodhime vendore janë ekspozuar në sheshin “Adem Jashari”, për qytetarët e shumtë që do ta vizitojnë këtë panair i cili do të zgjasë katër ditë.

banner

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, drejtorë të drejtorive komunale, asamblistë dhe qytetarë.

Hapjen e këtij panairi e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ferdi Kadriu, i cili ka përgëzuar të gjitha gratë punëtore për punën e palodhshme duke thënë se brenda dy viteve janë bërë investime mbi 1 milion euro dhe do vazhdojnë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë.

Ndërsa kryetari i komunës, Bedri Hamza, tha se zhvillimi ekonomik është ndër prioritetet kryesore të qeverisjes, dhe ne jemi të përcaktuar që t’i ndihmojmë sektorit privat përmes investimeve publike dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë.

“Me bindje të plotë dhe vendosmëri them që përmes drejtorive përkatëse do të shumëfishojmë përkrahjen për prodhuesit që promovojnë produkte vendore dhe tradicionale”, është shprehur Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy