Njësitë Elitare pezullojnë protestën, Kurti u premton takim

by Merita

Policia e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se është pezulluar përkohësisht protesta e paralajmëruar për sot e Njësive Elitare te policise.

Ne njoftim thuhet se pezullimi i protestës është bërë pasi Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se kryeministri Albin Kurti ka premtuar që javën e ardhshme do të presë, në takim zyrtar, menaxhmentin e PK-së së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për të folur rreth kërkesave të tyre dhe rreth mundesive për të gjetur një zgjidhje.

banner

“Pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të PK-se, me NJSI dhe NJTME, është marrë vendim që të pezullohet përkohësisht protesta e paralajmëruar për sot 07.11.2023, në ora 12:00. Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për ti diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje. Andaj, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, këto njësi kanë protestuar javën e kaluar para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kërkuan përballje me kryeministrin Kurti për të diskutuar për përmbushjen e kërkesave të tyre. Kategorizimi si njësi e veçantë, rrezikshmëria të përcaktohet në 50% e pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës janë tri kërkesat kryesore te tyre.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy