Emigrantët, BE: “Marrëveshja Itali-Shqipëri të respektojë të drejtën komunitare”

by Merita

Komisioni Evropian është “në dijeni të marrëveshjes operacionale mes autoriteteve italiane dhe shqiptare” në fushën e menaxhimit të flukseve te migracionit.

“Ne jemi informuar për këtë marrëveshje, por nuk kemi marrë ende informacion të detajuar: marrëveshja operacionale duhet ende të përkthehet në ligj nga Italia dhe të zbatohet më tej. Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë plotësisht të drejtën e BE-së dhe ndërkombëtare”, ka thene njjë zëdhënëse e ekzekutivit të BE-së për Adnkronos.

banner

Menaxhimi i dy kampeve të emigrantëve në Shqipëri do të jetë italian, sipas kritereve të BE-së, shpjegoi kryeministri shqiptar Edi Rama, i intervistuar nga Bruno Vespa në “Pesë Minuta”.

“Po, menaxhimi do të jetë italian, ka një protokoll shumë të saktë, është një qendër pritjeje, një vend për të kryer kontrolle dhe regjistrime, gjithçka bëhet sipas kritereve shumë të sakta të BE-së”, tha Rama.

“Kjo marrëveshje – nënvizoi ai – vjen thjesht nga mirënjohja që ekziston gjithmonë tek unë, tek të gjithë ne shqiptarët, ndaj Italisë, kur Italia kërkon ndihmë, ne jemi gati t’ia japim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy