Takimet me opozitën e ambasadorët, Lajçak: Ishte ditë tepër produktive

by Nexhat

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar për takimet që ka pasur sot në Prishtinë me partitë opozitare, ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe me komandantin e KFOR-it, shkruan Gazeta Express.

Lajcak ka thënë se ka pasur ditë produktive dhe diskutime të mira sa i përket zhvillimeve të fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për rrugën përpara.

Emisari sllovak ka thënë se është mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit e sotëm dhe për rolin e tyre aktiv dhe mbështetjen.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajcak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy