51
Kryeministri portugez António Costa ka dhënë dorëheqjen.
Në një mesazh direkt për televizionin kombëtar, ai konfirmoi lajmin që kishte qarkulluar gjithë ditën për ekzistencën e një hetimi penal në llogarinë e tij.
Costa tha se ishte “i sigurt në funksionimin e drejtësisë” dhe u vu në dispozicion për të sqaruar çdo dyshim për veprimet e tij.
Kanali televiziv Sic kishte parashikuar dorëheqjen që Kosta i kishte paraqitur Presidentit të Republikës.
Ish-kryeministri tashmë është i përfshirë në hetimin e gjyqësorit për investimet e “gjelbërta” të qeverisë së tij./Informim/