Vendet e NATO-s njoftuan sot (e martë) synimin e tyre për të pezulluar, për aq kohë sa është e nevojshme, pjesëmarrjen e tyre në traktatin që kufizon arsenalet konvencionale në Evropë (CFE).
Vendimi vjen pas vendimit të Rusisë për t’u tërhequr nga i njëjti traktat.
Dalja nga marrëveshja, e shpallur majin e kaluar nga Vladimir Putin, hyri zyrtarisht në fuqi sot. Moska e motivoi tërheqjen e saj nga CFE duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për minimin e situatës së sigurisë në Evropë përmes zgjerimit të NATO-s.
Në një komunikatë, shtetet që aderojnë në Paktin e Atlantikut dënojnë vendimin rus, duke nënvizuar se agresioni i Moskës kundër Ukrainës “është në kundërshtim me objektivat” e vetë traktatit.
Moska e motivoi tërheqjen e saj nga CFE duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për minimin e situatës së sigurisë në Evropë përmes zgjerimit të NATO-s.
“Rusia vazhdon të demonstrojë mospërfillje për kontrollin e armëve, duke përfshirë parimet kryesore të reciprocitetit, transparencës, pajtueshmërisë, verifikimit dhe pëlqimit të vendit pritës, dhe minon rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, vazhdon komunikata duke shtuar se “njohja e rolit të CFE-së si një gur themeli i arkitekturës së sigurisë euro-atlantike, një situatë në të cilën shtetet aleate respektojnë Traktatin, ndërsa Rusia jo, do të ishte e paqëndrueshme”. /Informim/