Albin Kurti tregon pse nuk e takoi Lajçakun gjatë vizites së tij dje në Kosovë

by engel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Data 16 nëntor përmendet si datë e mundshme për takimin mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar pse nuk e priti ditën e djeshme përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

banner

Kurti duke iu përgjigjur gazetarëve, theksoi se ‘nuk ka nevojë ta takojë atë’, meqë ka pasur edhe obligime të tjera, ndersa shtoi se ‘gjithçka është në rregull’ meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka dërguar vërejte për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor.

Gjatë vizitës së tij në rajonin e Dukagjinit, Kurti nuk pranoi të jep detaje për takimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak. Ai tha para gazetarëve tha se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjen dhe kritikat e mija. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellë emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër pakrahasimisht më i avancuar por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, andaj unë kam dërguar vërejtjen”, theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy