“Nuk ka më kompromise në negociim, jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve”

by Nexhat

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pyetur në konferencën për media rreth vlerësimeve në raportimin e progresit se Kosova duhet të bëjë kompromise në dialogun me Serbinë.

Këtë shefi i zyrës së BE’së e ka komentuar duke thënë së duhen të zbatohen Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit ndërsa Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë së faza e kompromiseve ka përfunuduar.

banner

“Ne nuk jemi më në fazën e negocimit në Bruksel. Ne jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim. Kompromiset kanë përfunduar. Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve, ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe Bislimi ka konfirmuar se takimi i kryenegociatorëve do të mbahet me 16 nëntor në Bruksel.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy