Kryeziu për draft-Statutin e Asociacionit: Nuk ka nivel të tretë të pushtetit, s’ka kompetenca të nivelit qeverisës

by Nexhat

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se Draft-Statutin për Asociacionin nuk e sheh se do të ketë ndonjë kompetencë apo pushtet të nivelit qëndror.

Kryeziu tha në “Pressing” në T7 se kompetencat janë të nivelit lokal.

“Unë e kam vërejt dhe e kam studiu, kam qenë njëri prej hartuesve të Kushtetutës, konsideroj se nuk ka nivel të tretë të pushtetit, për shkak se baza ose themeli i këtij projekt-statuti është duke filluar nga karta vetëqeverisje lokale europiane, ligji për vetqeverisje lokale i Kosovës, ligji për bashkëpunimin lokal të komunave, kjo nënkupton se nuk duhet të ketë ndonjë kompetencë të nivelit qeverisës republikan, por kompetencat të gjitha janë lokale”, tha ai.

“Edhe shprehimisht thuhet dmth arsimi i nivelit lokal, shëndetësia e nivelit lokal, urbanizmi i nivelit lokal, unë nuk e shoh të ketë ndonjë kompetencë ose pushtet të nivelit qëndror”, tha Kryeziu në Pressing,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy