Takohen Haradinaj dhe Hovenier, biseduan për zhvillimet e fundit në vend

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim siç ka njoftuar Haradinaj është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

banner

“Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, ka thënë Haradinaj, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj e ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e AAK-së për planin franko-gjerman. “E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy